Veseli: Më 1 ose 17 shkurt do të rrënohet muri në veri

16 Janar 2017 - 11:36      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet gjithsesi, raporton KTV.

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më 1 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Veseli ka shprehur optimizëm edhe për mbarëvajtjen e sesionin pranveror të Kuvendit që duhet të fillojë në këtë javë.

“Muri është artificial. Ai do të rrënohet. I thërras qytetarëve që të kenë besim në shtet. Do të rrënohet. Është promovim i një koncepti ndarës. Edhe te treni s'keni besuar se do të ndalet. Besoni më shumë në institucione”, ka thënë Veseli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...