Foto: Ilustrim

Shtyhet mbledhja e Kuvendit të Mitrovicës veriore, thuhet s’ka kushte

16 Janar 2017 - 11:33      

Mitrovicë, 16 janar – Mbledhja e Kuvendit të Komunës së pjesës veriore të Mitrovicës, e caktuar për sot, është shtyrë në bazë të kërkesës së grupit të këshilltarëve të Iniciativës Qytetare Srpska, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Koha.net.

“Në momentin kur dikush dëshiron që me tyta të gjata dhe demonstrim të forcës të shkaktojë frikë ndër serbë në pjesën veriore të Kosovës e Metohisë”, siç vazhdojnë serbët ta quajnë Republikën e Kosovës, “nuk ka kushte që institucionet të funksionojnë normalisht dhe të merren me çfarëdo teme kur situata imponon para së gjithash luftën për respektimin e të drejtave themelore të njeriut siç janë e drejta për jetë, punë, lëvizje të lirë dhe të zgjedhjes së vendbanimit”, citon ky medium në gjuhën serbe kërkesën e IQ Srpska.

Në komunikatën e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës veriore, Dejan Gureshiqit theksohet se “IQ Srpska i mbetet besnike uljes së tensioneve dhe përparimit të jetës së qytetarëve, por edhe luftës për respektimin e të drejtave individuale e kolektive të popullit serb në Kosovë e Metohi”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...