Në Beograd dëgjohet edhe kjo: Prishtina e ka në plan pushtimin e veriut!

16 Janar 2017 - 10:04      

Kthimi mbrapshtë i trenit nacionalist serb nga Kosova vazhdon ta mbajë në këmbë politikën ditore serbe me përplot retorikë kundër shqiptare në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se ngjarjet rreth trenit janë pasojë e presionit afatgjatë ekonomik e politik që Prishtina bën ndaj serbëve.

Ai mendon se këto ngjarje kanë lidhje me faktorët ndërkombëtarë, ndërsa pret që nga “sjellja e administratës së re amerikane të varet zhvillimi i mëtejmë i ngjarjeve përreth Kosovës”.

Drecun ka theksuar se ka plane të Prishtinës për “pushtimin e veriut dhe instalimin e institucioneve të saj, dhe, kjo sipas tij, dëshmon militarizimin veriut: ”Në radhë janë Podujeva, Bajgora, Mitrovica jugore”, ka thënë ai pa treguar se të gjitha këto janë pjesë përbërëse të Kosovës dhe se nuk ka si të ndodhë që Kosova ta pushtojë Kosovën .

Sipas Drecunit, “të gjitha bëhen për të zvarritur formimin e Asociacionit të Komunave serbe, i cili, sipas tij bën boshtin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Natyrisht Drecunit dhe zyrtarëve të tjerë nga Serbia nuk u ka pëlqyer gatishmëria e institucioneve dhe e njësive policore të Kosovës për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit. Ai, madje, këtë gatishmëri e ka quajtur terrorizëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...