Kuvendi i Shqipërisë fillon sesionin e fundit të legjislaturës aktuale

16 Janar 2017 - 08:57      

Kuvendi i Shqipërisë nis sot pasdite punimet e sesionit të fundit i kësaj legjislature, e cila mbyllet në muajin maj me shpërndarjen e parlamentit, për t’i hapur rrugën Kuvendit të ri që do dale nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në seancën e parë hapëse deputetët do të miratojnë programin e punës për periudhën 16 janar–24 shkurt dhe kalendarin 3-javor për periudhën 16 janar–3 shkurt.

Gjithashtu, në seancë do të paraqitet dhe kalendari i raportimit vjetor në Kuvend të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Por ky fillim sesioni pritet të jetë ndryshe për opozitën, e cila ka paralajmëruar se do ta kushtëzojë prezencën e saj në Kuvend me pranimin nga mazhoranca të votimit elektronik, si mundësia e vetme që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Sesioni i ri parashikohet të ketë një agjendë të ngjeshur pune. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...