Foto: Koha / Ilustrim

Kryesia sot vendos për dy interpelancat e kryeministrit

16 Janar 2017 - 08:18      

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku përveç tjerash do të vendoset se kur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë në interpelancë për situatën e krijuar në Mitrovicë, si dhe për përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Në këtë takim me shefat e grupeve parlamentare, pritet të vendoset se kur do të jetë interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, pastaj interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë, interpelanca e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, për të cilin kërkohen të paktën 61 vota “Për", prej tyre 11 vota “Për" të komuniteteve që nuk janë shumicë.

Pastaj si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi për debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...