Foto: Koha

I ftohti rikthehet këtë javë

16 Janar 2017 - 08:16      

Javë të ftohtë dhe me borë ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin.

Reshjet më intensive parashihen të jenë në veri-perëndim të vendit dhe në jug-perëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të regjistrohen të hënën diku nga -9 deri -7 gradë Celsius, kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...