Foto: Koha / ilustrim

Kontroll i mangët në kufi, dyshime në cilësinë e naftës së importuar

16 Janar 2017 - 07:14      

Njëzet euro naftë, të cilën e kishte mbushur në një pompë karburantesh është detyruar ta heqë të nesërmen nga rezervari i automobilit të tij Kushtrim Berisha, nga Podujeva. Nafta ishte ngrirë.

Për ta bërë këtë, ai u detyrua që ta paguante servisimin dhe të blinte pjesët të cilat ishin prishur nga ngrirja e naftës. E tërë kjo atij i kushtuar rreth 150 euro. Berisha i fajëson institucionet për lejimin e importit të naftës jocilësore në treg.

“Po iu ka ngri nafta. E dërgova këtu afër menjëherë në servis. U desh që t’i pastrohej pompa e rezervarit se iu kish ngri nafta. Edhe filtrat m’u desh që t’ia ndërroja krejt, se janë prishur. Mirë që nuk u prish bosh-pompa se ajo kushton shumë shtrenjtë edhe me rregullue”, ka thënë Berisha, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që po i shkaktohen probleme shkaku i naftës, siç thotë, jocilësore në treg. “Po kjo nuk më ka ndodhë veç mua. Plot raste kam dëgjuar që iu ka ngrirë nafta edhe janë detyruar ta ndërrojnë me pompë, me filtra, me krejt. Nuk e di çka po i qesin kështu naftës, ujë a çka”, ka shtuar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...