
16 Janar 2017 - 06:36
Para varrit të Sadik Osmanit qëndroi djali i tij, Burimi, që kishte mbijetuar 18 vjet më parë. Në bodrumin e familjes së tyre kanë qenë të fshehur disa familje ditën e Masakrës. Plot burra në ahur të bagëtive. Ndërsa oborri i tyre ishte shndërruar në arenë maltretimesh kur policët serbë i nxorën jashtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai pranonte ngushëllime dhe u zgjaste dorën vizitorëve e bashkëfshatarëve të tij. Në krah i rrinte edhe dhëndri. Teksa përpihej herë pas here nga emocionet që i sjellin kujtimet, rrëfente atë që kishte përjetuar.
“Kanë kaluar 18 vjet nga Masakra e Reçakut, i njëjtë është kujtimi i asaj dite. Unë nga fillimi e deri në mbarim kam qenë me ta aty, në komplet masakrën. Por ka dashtë Zoti me shpëtu dhe jam gjallë sot. Për mua është njëjtë sikur ajo ditë. Në shtëpinë time janë marrë banorët. Unë, baba dhe bashkëfshatarët kemi qenë aty. Janë bërë maltretimet në bodrum te ne dhe në oborr. Me milimetra më kujtohen gjërat e asaj dite, as edhe një pjesë nuk është harru. I kujtoj me milimetra ato lëvizje, ato maltretime që na janë bërë”, tregonte Osmani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...