15 Janar 2017 - 21:35
Rama ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”, duke iu referuar gjykimeve të mundshme të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, por edhe ndjekjes që po i bëhet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kryeministri shqiptar është deklaruar edhe për trenin serb, duke e konsideruar të turpshme çdo përpjekje për të rikthyer drejt Kosovës “trenin e së shkuarës”.
Ky është statusi i plotë i Ramës:
AMARCORD
Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.
Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, "mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije".
Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me "ligj" çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...