Foto: Koha

Rruga për në Brezovicë, e pakalueshme – demantohet Ministria e Infrastrukturës [video]

15 Janar 2017 - 19:23      

Brezovica, të dielën ka qenë e paqasshme për shumë qytetarë të Kosovës, që ishin drejtuar për ta kaluar ditën e vikendit.

Relaksimin dhe mundësitë e skijimit për ta i ka pamundësuar rruga, e cila ka qenë e pakalueshme, raporton KTV.

Kolona e veturave që ua kishin mësyrë maleve të Sharrit për ta kaluar vikendin, kishte arritur në rreth tri kilometra, për shkak të ngricave të krijuara nga reshjet e borës.

Madje, gjendja e rënduar e rrugës u solli shumë telashe vozitësve.

Këto pamje, e demantojnë një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së diel nga Ministria e Infrastrukturës se në gjithë vendin tonë rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga ajo vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie, duke monitoruar, mirëmbajtur dhe pastruar rrugët.

As gjatë ditës nuk u vërejt ndonjë makineri për mirëmbajtjen e rrugëve që kalonte deri lart.

E me gjithë vështirësitë për të shkuar me veturë, vizitorë të shumtë po ia mësynin Brezovicës në këmbë.

Me gjithë këto vështirësi për të arritur atje, Brezovica gjatë tërë kohës po vazhdon të mbetet atraksion për qytetarë e turistë të ndryshëm.  


Rruga për në Brezovicë, e pakalueshme... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...