Foto: Koha

18 vjetori i masakrës së Reçakut [video]

15 Janar 2017 - 19:19      

Me homazhe te kompleksi memorial në Reçak janë përkujtuar viktimat e njërës ndër masakrave më të mëdha që pati ndodhur në këtë fshat më 15 Janar 1999.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi se masakra e Reçakut është dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë, raporton KTV.

Ish-ambasador i OSBE-së në Prishtinë, William Walker i cili kishte parë nga afër trupat e të masakruarve në Reçak edhe pas 18-vjetësh e kujton me emocion ditën e 15 Janarit.

Në Reçak për homazhe ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai theksoi se edhe 18 vjet pas masakrës, vazhdon të vonohet drejtësia.

Kurse, lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, pas homazheve në Reçak, deklaroi se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku.

Sipas Limajt, plani serb ishte për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi atdheu i tyre.

Masakra e Reçakut e 15 janarit të vitit 1999, e pati tronditur publikun ndërkombëtar dhe diplomacinë perëndimore.

Në këtë masakër ishin vrarë në mënyrën më mizore 45 shqiptarë.  


18 vjetori i masakrës së Reçakut by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...