Foto: Tanjug

Raport i detajuar nga ngjarja e djeshme në veri [video]

15 Janar 2017 - 19:13      

Binarët e Kosovës, treni rus i Serbisë nuk i kaloi dot! Kjo ngase treni i shumëpërfolur i cili në mëngjes u nis nga Beogradi duke e pasur Mitrovicën veriore për stacion të fundit, nuk hyri në territorin e Kosovës.

Treni arriti deri në Rashkë, ku ndaloi për disa orë, e më pas u kthye prej nga ishte nisur, në Beograd, raporton KTV.

E Njësia Speciale e Kosovës rreth orës 19 të së shtunës mbrëma pa ndonjë telashe arriti deri në pikën kufitare në Jarinje.

Paraprakisht në hyrje të Mitrovicës, ROSU u grumbullua për t’u furnizuar tu pajisur me armë si dhe për të bërë planin operativ.

Nga aty, Policia, u nis drejt Leposavicit, duke arritur më pas në Jarinjë të Ulët.

Aty policia shtoi forcat e saj.

Dhjetëra pjesëtarë të policisë, u pozicionuan në afërsi të pikë-kalimit kufitar me Serbinë, së bashku edhe me automjetet që shërbejnë për t’iu kundërvënë protestuesve, në raste kur për to paraqitet nevoja.

Megjithatë, pas disa orëve u dha vendimi për tërheqje, meqë situata ishte e qetë.

ROSU me të gjitha mjetet që kishte shpërndarë disa kilometra larg nga pika kufitare, filluan të tërhiqen.

Kolona e veturave andej kah erdhi, kaloi nëpër Leposaviq tutje deri në Prishtinë.

Gjatë së shtunës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën e jashtëzakonshme për media, ka thënë se treni assesi nuk do të lejohej të hynte në Kosovë, derisa sipas tij, vendimi u mor në bashkëpunim me të gjithë liderët kosovarë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

E homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se treni nuk hyri në terrorin e Kosovës me urdhër të tij, vetëm e vetëm që të shpëtohen jetët e njerëzve, siç tha ai, dhe të parandaloheshin konflikte të përmasave më të mëdha. 


Raport i detajuar nga ngjarja e djeshme në veri by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...