Foto: Koha / ilustrim

Çka tha kryeministri Mustafa për trenin dhe murin në veri [video]

15 Janar 2017 - 19:09      

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, u bë në koordinim të plotë të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, një ditë pasi që treni ilegal serb nuk u lejua të hynte në Kosovë, raporton KTV.

Duke folur për vendimmarrjen rreth këtij aksioni, kreu i ekzekutivit kosovar tha se vendimet madhore merren nga institucionet e Kosovës, e jo individuale.

Mustafa, gjithashtu paralajmëroi se edhe muri i ndërtuar mbi urën e lumit Ibër do të rrënohet.

Me kthimin prapa të trenit serb, presidenti vendit Hashim Thaçi, tha se Kosova i ka dhënë leksion Serbisë.

“Shpresoj se leksioni u kuptua nga ky provokim. Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Një ditë pas, Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth aksionit të së shtunës.

Zyrtarët e saj i kanë demantuar raportimet se në linjën hekurudhore ishte vendosur mjet shpërthyes.

Në përgjithësi, pas zhvillimeve të fundit, Policia e Kosovës situatën në vend e vlerëson të qetë, por të brishtë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Por, barrikada të reja dhe tensionim të situatës rrezikon të ketë veriu i vendit, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani thotë se është interes i Serbisë dhe i Rusisë që veriu i vendit të kthehet në konflikt të ngrirë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian përmes zëdhënëses Maja Kociançiq, i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit për përmbajtje dhe se dialogu është e vetmja zgjidhje për çështjet e pazgjidhura. 


Çka tha kryeministri Mustafa për trenin dhe... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...