Banorët e veriut të Shqipërisë tregojnë sfidat e dimrit

15 Janar 2017 - 16:48      

Dimri i këtij viti, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore edhe në qytete, ishte diçka e rrallë për këta të fundit, por në fshatrat e thellë këto janë ditë të zakonshme.

Sidomos në zonat që shpeshherë izolohen, masat për të përballuar dimrin merren shumë kohë më parë.

E megjithatë, vështirësitë janë të shumta. “Kemi vështirësi, por çfarë të bëjmë”, thotë një banore.

Ndërsa, një tjetër banor thotë se vështirësitë vijnë nga bllokimet e rrugëve apo ndërprerjet e energjisë, pasi për pjesën tjetër mendojnë vetë banorët: “Ne përgatitemi gjatë gjithë vitit për dimrin. Për ushqime nuk kemi problem, por vetëm rrugët që na bllokohen”.

Madje, zonjat e shtëpisë janë të përgatitura edhe për vizitorë, raporton tch.

“Nuk e kam problem, pasi punoj gjithë verën. Dihet ajo punë: në verë punon, në dimër bllokohesh”, thotë njëra prej tyre.

Përveç ushqimit për familjen, banorët e këtyre zonave, të cilëve çdo vit u duhet të përballojnë ashpërsinë e dimrit, kujdesen të sigurojnë edhe të gjithë ushqimin për bagëtitë.

Dimri për ta, nuk është surprizë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...