Bushati në Iran, kërkon njohje për Kosovën

15 Janar 2017 - 15:42      

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Teheran, me ftesë të homologut Iranian, Mohammad Javad Zarif.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, Ministri Bushati zhvilloi takime me Presidentin Rouhani, homologun e tij Zarif, Kryetarin e Grupit Parlamentar të miqësisë Iran-Shqipëri, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Bujqësisë dhe Minierave si dhe Kryetaren e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin.

Në të gjitha takimet, Ministri Bushati parashtroi kërkesën ndaj qeverisë së Iranit për njohjen e Kosovës si një hap tejet i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit në rajonin e Europës Juglindore.

Në takimin që iu rezervua nga Presidenti Hassan Rouhani u ra dakord mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Ministri Bushati shprehu vlerësimin për rolin e qeverisë iraniane dhe vetë Presidentit në arritjen e marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit me aktorët ndërkombëtarë, si një marrëveshje në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë, raporton ATSH. Presidenti Rouhani vlerësoi miqësinë mes dy popujve si dhe nënvizoi rëndësinë e shfrytëzimit të potencialeve për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Gjatë takimit mes dy ministrave të jashtëm, palët nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi për konsultimet diplomatike. Duke vlerësuar hapat për rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe, dy ministrat ranë dakord mbi nevojën për të forcuar kuadrin ligjor të bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në fushën e shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës. Në këtë kontekst, bashkëpunimi parlamentar u konsiderua si element i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dy palët vlerësuan gjithashtu rëndësinë e vendosjes së kontakteve dhe inkurajuan shkëmbimin e informacioneve mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Ministrat shkëmbyen pikëpamje dhe qëndrime rreth zhvillimeve ndërkombëtare, veçanërisht situatën në Lindjen e Mesme, luftën ndaj terrorizmit dhe nevojën për përpjekje të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare për t’u përballur me këto sfida.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...