15 Janar 2017 - 13:30
“Çakordimet nuk kanë te ndalur! Nuk ka asnjë dyshim, institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty. Por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit te shtetit? Madje edhe ta zëmë se mentaliteti prej bajraktari e lejon një gjë te tillë. Por, këta bajraktarë që vrapojnë të kapen fortë pas një suksesi? Pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve?”, janë disa nga pyetjet që Krasniqi ka shkruar në një artikull të tij personal. “Tani, juve që po vrapoi pas lavdeve, a jeni përgatitur edhe për lavde të tjera që ju presin? Le të shpresojmë se po! Megjithatë, unë kam frikë nga ky veprim i qeveritarëve tanë?!”, ka shtuar më tej.
“Kur them ketë e kam parasysh, aksionin e ROSU-s më 25 korrik 2011 dhe pasojat që i ka prodhuar ai aksion – Bisedimet politike te Brukselit, në mes Kosovës dhe Serbisë! Atje ku është biseduar ekskluzivisht për çështjet e brendshme te Kosovës dhe pa asnjë përgatitje. Bisedime që e kanë dëmtuar shumë sovranitetin e shtetit”, ka thënë Krasniqi.
Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se “të shpresojmë se po fillon një fazë e re e përgjegjësisë për të parët e institucioneve te shtetit, ndonëse shumë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë?!”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...