Përfundon protesta e veriorëve, zv.kryeministri i Kosovës ka një porosi nga atje [video]

15 Janar 2017 - 13:14      

Ka përfunduar protesta e serbëve, që kishte nisur në orën 12:00 në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e veriut.

Qindra serbëve të tubuar atje u është drejtuar edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq. Ka thënë se “nuk kanë harruar që ta ruajnë atë që kanë trashëguar nga të parët”.

“Nuk e kam ndërmend të flas nga funksioni im, por si serb që jeton në Graçanicë mund të them se disa kane harruar atë që nuk guxojnë ta harrojnë ‘që serbët nuk frikësohen’. Nuk dëshirojmë të jetojmë kështu dhe nëse heshtim nuk do të thotë që frikësohemi”, ka thënë Stojanoviq, raporton Koha.net “Nuk kemi harruar se si të ruajmë atë që e kemi trashëguar nga tanët”, ka thënë më tej ai.

K folur edhe Dalibor Jevtiq, ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i shkarkuar ditë më parë nga kryeministri Isa Mustafa.
“Jemi këtu të dërgojmë mesazh të qartë se dëshirojmë paqe dhe liri, dhe që populli ynë të kthehet i lirë në Kosovë. Të ndalojnë të na sulmojnë”, ka thënë Jevtiq, përcjell Koha.net. “Do të vazhdojmë të mbrohemi në mënyrë demokratike, jo me gaz lotsjellës. Do t’i kërkojmë të drejtat që na takojnë”, ka shtuar më tej ai.

Edhe Petar Petroviq, zyrtar i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se “çfarë mesazhi do të dërgojë Prishtina me aksionin e mbrëmshëm dhe me bombat që i ka vënë”.

“Mbrëmë ai tren është ndaluar duke parandaluar kështu një konflikt. Duam t’i dërgojmë mesazh Prishtinës që ta dijë se nuk mund ta ndalë lëvizjen e lirë të serbëve dhe as të krijojë geto”, ka thënë ai. “Jemi për paqe dhe marrëveshje por do të mbrojmë popullin tonë dhe kjo vërteton edhe sot. Serbia kurrë më shumë se tani nuk ju mbron juve dhe lirinë tuaj”, ka shtuar më tej ai.

Para protestuesve ka folur Alenksnadër Piriq, teksa ka thënë se “jemi këtu sepse serbët në Kosovë po përballen me mungesën e lirisë dhe dhunën e pranishme, që po tentojnë ta tregojnë liderët nga lartë”.

“Ne nuk kemi të drejtë të lëvizim dhe të marrim vet vendimet”, ka thënë ai.

Edhe Zoran Todiq, nga Lepozaviqi, ka thënë se “qëllimi i Leposaviqit është një vendim i pakuptueshëm i Prishtinës”.

“Dje është evituar një eskalim i rëndë duke iu falënderuar Vuçiqit. Mesazhi i Prishtinës është i qartë që të na rrënojë jetën në këtë pjesë, por nëse ata mendojnë se jemi të frikësuar e kanë gabim. Derisa Qeveria e Serbisë është me ne, askush nuk mund të na frikësojë”, ka thënë Todiq, përcjell Koha.net. “Kosova është zemra e Serbisë dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Todiq.

Tutje ai ka thënë se “nëse përsëritet një incident i tillë u themi që do të organizohemi bashkë me shtetin serb që ta mbrojmë shtetin tonë”.

Në protestë pos flamujve serb ka edhe aso të kombinatit “Trepça”.


Mesazhet e veriorëve në protestën e mbajtur në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...