Molliqaj me fakt që thotë se dëshmon pafajësinë e 4 aktivistëve të akuzuar për terrorizëm

15 Janar 2017 - 12:48      

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka prezantuar në profilin e tij në Facebook, një dokument që thotë se paraqet fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve që po akuzohen për terrorizëm.

“Ky dokument tregon që ADN-të e aktivistëve tanë, nuk përputhen me ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Molliqaj, raporton Koha.net. “Ditëve në vijim do t'i prezantoj provat tjera. Ju lus që t'i shpërndani sa më shumë!”.

Gjashtë aktivistë të Vetëvendosjes ishin shpallur si të dyshuar nga Policia e Kosovës për sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në 4 gusht. Tre po mbaheshin në paraburgim, në mesin e të cilëve edhe Astrit Dehari që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor, në ditën e 68 të paraburgimit. Vdekja e tij mbetet ende e pasqaruar.

Në anën tjetër Prokuroria ka ngritur aktakuzë për terrorizëm kundër Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit. Petrit Ademi është liruar nga akuzat, për shkak të provave, ndërsa hetimet kanë pushuar edhe për të ndjerin Astrit Dehari.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...