Mustafa nga Reçaku flet për aksionin e mbrëmshëm, thotë se do të rrënohet edhe muri

15 Janar 2017 - 12:41      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas homazheve që bëri në Reçak ka folur për aksionin e mbrëmshëm në veri të Kosovës, ndërsa ka ritheksuar se muri në Mitrovicë do të rrënohet.

“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet. Është detyrë e Komunës që ta rrënoj murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale, por në qoftë se Komuna nuk e bënë, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndaj me mure, apo që të getoizoj një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, është shprehur Mustafa.
Në pyetjen lidhur me vendimmarrjen për këtë aksionin e mbrëmshëm ai ka thënë se vendimet janë marrë në kuadër të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Vendimet janë vendime të Policisë dhe të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush, por institucionet e Republikës së Kosovës e kryejnë punën e vet. Do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar, mbi bazat ligjore, ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...