Ka nisur protesta e veriorëve në kundërshtim të prezencës se ROSU-s atje [video]

15 Janar 2017 - 12:14      

Qindra qytetarë serbë janë tubuar në Mitrovicën e Veriut për të protestuar prezencën e një nate më parë të forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë.

Sheshi “Car Llazar” është nikoqir i tyre. Ata po e cilësojnë këtë veprim si tentim për ta frikësuar popullatën serbe në këtë pjesë të vendit, raporton KTV.

Në anën tjetër, në Serbi, në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, në orën 11:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilin e ka thirrur e po e kryeson presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq. Aty po marrin pjesë edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Zoran Djordjeviq, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, ministri i Drejtësisë, Nela Kuburoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ljubisha Dikoviq dhe drejtori i Policisë, Vladimir
Rebiq.

Ndryshe, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd-Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm.

“Shqiptarët kanë dërguar në veri pa lejen e NATO-s dhe faktorëve tjerë relevantë 17 automjete të blinduara të tipit ‘Kobra’ me pjesëtarë të njësisë speciale, me qëllim të provokimit të një konflikti të gjerë në atë pjesë të territorit”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.


Ka nisur protesta e veriorëve në kundërshtim të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...