15 Janar 2017 - 10:54
“Liria e lëvizjes është një nga arritjet më të rëndësishme të BE-së”, ka tha Vulin për rts përcjell FoNet, duke shtuar tutje “se tani papritmas kjo nuk qenka e rëndësishme kur bëhet fjalë për serbët”.
“A do të ndalet me armë secili tren që normalisht udhëton tash 18 vjet, çdo ditë, nga Kraleva në Mitrovicë”, shtoi tutje Vulin përcjell Koha.net.
Vulin tha gjithashtu se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit “Rosu e ka të pamundur të shkel në veri, në një hapësirë që nuk është shqiptare”.
Kujtojmë se Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçantë ngjarjen e së shtunës.
“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesja e Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiq”, ka thënë për Tanjug zëdhënësja Maja Koçijançiq.
Kocijançiq në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe të kthehen çështjes së dialogut.
“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka thënë Maja Kocijançiq.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...