Mediat botërore: Treni serb nxit tensione me Kosovën

15 Janar 2017 - 09:41      

Mediat botërore kanë shkruar rreth ngjarjeve të mbrëmshme rreth trenit “Kosova është Serbi”.

“Treni nacionalist serb shkakton tensione në kufi të Kosovës”, shkruan Associated Press, transmeton Koha.net.

“Një tren i dekoruar me detaje nacionaliste serbe ishte nisur të shtunën nga Beogradi me destinacion veriun e Kosovës, por u ndal në kufi nga një manovrim që shkaktoi përshkallëzim dramatik të tensioneve ndërmjet armiqve që ishin në luftë më parë”, shkruan në artikullin e saj AP.

Më tutje AP shkruan se, “zyrtarët e Kosovës protestuan se treni ishte një shkelje e sovranitetit të vendit dhe premtuan se nuk do ta lejonin të hynte. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq urdhëroi që të ndalej treni në Rashkë, pasi i afrohej kufirit me ish-provincën serbe, duke tënë se shqiptarët e Kosovës kanë tentuar ta minojnë hekurudhën. Një gjë e tillë është mohuar nga Policia e Kosovës, që ka kontrolluar hekurudhën dhe nuk kanë gjetur asgjë”.

BBC në anën tjetër e ka shkruar, “Treni serb nxit përshkallëzimin e tensioneve me Kosovën”.

“Kosova ka ndaluar trenin serb që të kalonte në kufirin ndërmjet dy vendeve, me akuzat se ishte përgatitur që të hidhte në erë rrugën. Kosova e ka parë si provokim nga Serbia këtë tren”, shkruan BBC.

Ndërsa Reuters shkruan, “Kosova bllokon hyrjen e trenit ‘provokativ’ nga Serbia”.

“Kosova ka bllokuar të shtunën hyrjen e një treni nga Serbia që ishte afishuar me ngjyrat e flamurit serb dhe kishte fjalët ‘Kosova është Serbi’ të printuar, që shihet si një test për vendin e vogël ballkanik”, shkruan Reuters.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...