14 Janar 2017 - 23:17
Partia e Drejtësisë, përmes një komunikate për media, ka përgëzuar institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në veçanti Policinë e Kosovës “për ndërmarrjen e masave profesionale dhe të vendosura për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nëpërmjet ndalimit të trenit provokues të Serbisë në Kosovë; si dhe qytetarët e vendit të të gjitha përkatësive etnike për pjekurin dhe maturin e treguar me këtë rast”.
“Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e vendit ngritjen në shkallën më të lartë të përgjegjësisë institucionale duke pasur parasysh sfidat serioze të kohës para nesh. Në këtë drejtim, PD fton të gjitha subjektet politike që të veprojnë të bashkuara mbi platformën e interesave të përbashkëta kombëtare dhe shtetërore dhe pret nga Qeveria e vendit formulimin e politikave më të qarta ndaj bisedimeve në Bruksel, me të cilat në mënyrë shumë më të vendosur se deri më tani do të mbrohet sovraniteti i vendit dhe interesat kombëtare e shtetërore mbështetur në respektimin e plotë të parimit të reciprocitetit, barazisë dhe respektit të plotë ndërshtetëror”, përfundon komunikata e PD-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...