Foto: Koha

Qorrolli: Fletarrestimet, dëshmi që në dialog palët nuk janë të barabarta

15 Janar 2017 - 07:00      

Fletarrestimet e Serbisë janë dëshmia më e mirë që në dialogun e Brukselit palët nuk janë të barabarta, ka thënë juristi Vigan Qorrolli në një intervistë për “Kohën Ditore”. Sipas tij, Serbia edhe njëherë dëshiron nëpërmjet këtyre fletarrestimeve të grindet me Perëndimin, për shkak të njohjes së Pavarësisë së Kosovës, “ç’gjë ajo nuk do t’ua falë kurrë”.

Qorrolli, mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ka potencuar se Serbia tenton sa më shumë ta destabilizojë Kosovën edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në prag të nisjes me punë të Gjykatës Speciale.

“Fobia” e Serbisë karshi Kosovës

KD: Z. Qorrolli, çfarë tregojnë fletarrestimet e Serbisë në INTERPOL, ku së fundi për herë të dytë u ndalua kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tani nga autoritetet franceze?

Vigan Qorrolli: Ndalimi nga Franca i z. Haradinaj, për herë të dytë, nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, pas Sllovenisë, e tregon qartësisht fobinë e Serbisë karshi Kosovës në një moment tejet kritik e të paqartë të forcave sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, pas ardhjes në krye të SHBA-së të presidentit, Donald Trump.

Me rifaktorizimin e Rusisë në Ballkan, Serbia dëshiron t’u dërgojë sinjale të qarta shteteve që e kanë njohur Kosovën, se projekti i tyre për Republikën e Kosovës është i paqartë dhe i papërfunduar, për shkak se ish-liderët e UÇK-së, gjoja kanë kryer krime kundër serbëve lokalë... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...