Foto: Koha / ilustrim

Gjahu kundër Kosovës

15 Janar 2017 - 08:02      

Gishti është drejtuar edhe kah institucionet e Kosovës për gjahun ndërkombëtar, që Serbia është duke e bërë kundër disa eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo për shkak se autoritetet nuk kanë bërë gjë, qoftë për të bindur shtetet që të mos veprojnë konform fletarrestimeve ndërkombëtare, që lëshohen në Beograd, qoftë për të ndjekur edhe vetë urdhërdhënësit e krimeve të luftës, të kryera 17 vjet më parë, nga fqinji verior, e të cilët tash mbajnë funksione të larta atje.

Bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar të Serbisë, një javë më parë është ndalur nga autoritetet franceze ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili gjatë luftës ka qenë komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit. Një gjykatë në Francë ka vendosur ta lirojë me kusht, për kohën derisa ta shqyrtojë kërkesën për ekstradim në Serbi. Para një viti, Haradinaj ishte ndaluar edhe në Slloveni, por ishte liruar më vonë. Autoritetet serbe e akuzojnë për krime lufte, ndonëse Tribunali i Hagës e ka shpallur të pafajshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështetur në akuza dhe fletarrestime të njëjta, më përpara, probleme sikurse të Haradinajt ka pasur edhe presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Agim Çeku. Po kështu, edhe figura të tjera që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Vitin e shkuar, për disa ditë në Maqedoni është ndalur edhe shefi i protokollit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gafurr Dugolli, e në Serbi oficeri policor, Nehat Thaçi.

Kundër më shumë se 100 kosovarëve Serbia ka iniciuar ndjekje ndërkombëtare dhe dhjetëra prej tyre tashmë ndodhen në listën e INTERPOL-it. Autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë arritur që ata të hiqen nga kjo listë. Veç kësaj, këtë problem kurrë nuk e kanë bërë temë në dialogun “për normalizimin e marrëdhënieve” me Serbinë, i cili prej 2011-s është duke u zhvilluar në Bruksel... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...