
14 Janar 2017 - 22:16
Në një deklaratë për televizionin publik, Haziri ka thënë se e kanë vënë re gjatë tërë ditës këtë tension tek qytetarët, “se si Serbia mund të bëjë diversion, edhe atë në mënyrë jashtëzakonisht të ashpër”.
“Unë kam qenë i bindur që kjo nuk do të ndodhë sepse tri ditë më parë ministri Zharku e ka paralajmëruar Qeverinë tonë dhe qeveritë e vendeve të Kuintit, që Serbia nuk ka të drejtë dhe nuk ka licencë të hyjë në territor të Kosovës në këtë mënyrë pa leje”, ka thënë Haziri, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së.
Ai ka treguar se për këtë çështje, “Qeveria ka punuar në heshtje”.
“Mendoj se ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Infrastrukturës është dashur ta bëjnë publik me kohë këtë qëndrim të Qeverisë, që të mos lejojnë që njerëzit të kenë dyshime sepse, në njëfarë forme, dyshimet dhe paragjykimet e kanë përcjellë këtë zhvillim sot”, shtoi ai.
Haziri tha se duhet t’i bëhet e qartë Serbisë që nuk mund të hyjë në Kosovë, jo me tren, por as me vetura, kamionë, as me kafshë e as me grupe të njerëzve, pa lejen e Kosovës.
“Boll u ba. Qeveria duhet ta bëjë të qartë: bardhë e zi në raport me Beogradin, në kuptimin që nuk mundet në asnjë mënyrë të manipulojë me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës, e sidomos në këtë muaj kaq të ndjeshëm, të rënies së heronjve për liri të shqiptarëve”, është shprehur kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...