
14 Janar 2017 - 22:11
Limaj ka kritikuar qasjen e politikanëve në vend të cilët, sipas tij, “nisën garën se kush e ndali trenin”, ndërsa ka thënë se i pari në këtë “garë” është presidenti Thaçi i cili “si gjithmonë vrapon për të nxjerrë përfitime për veten e tij, nga angazhimi dhe puna e të tjerëve”.
Ky është postimi i plotë i Limajt:
E tash filloj gara se kush e ndali trenin..!
Si gjithmonë e kemi Hashimin i cili vrapon për të nxjer përfitime për veten e tij, nga angazhimi dhe puna e të tjerëve.
Trenin nga Serbia e ndali presioni publik në Kosovë dhe poashtu angazhimi i ndërkombëtarëve të cilët e kuptuan se ky veprim i qeverisë së Serbisë po e cenon rendin dhe sigurinë në Kosovë.
Pyetja e cila don përgjigje sot është: Se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar ku Serbia merr guxim dhe nis këtë tren provokativ dhe me simbolikë të qartë, dhe kush e çka e solli murin në Mitrovicë ?
Krejt kjo që po ndodh sot rrënjët i ka qysh nga fillimi i dialogut pa kushte me Serbinë në vitin 2011, poashtu politika aventureske dhe e papërgjegjshme e kësaj qeverie, dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual.
Këta i kanë shkaktu shumë sherre e plagë Kosovës tonë, e që fatkeqësisht do të jetë shumë e vështirë me i largu dhe me i shëru.
F.L
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...