14 Janar 2017 - 22:08
Abdixhiku, që është edhe kolumnist javor i “Kohës Ditore”, thotë se derisa kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, kërcënon me luftë Kosovën, kryeministri Edi Rama “qenka i zënë me postime mbi “bukuritë e kryeveprave të Novecentos Italiane””.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
Ku është Shqipëria zyrtare? Kaluan 24 orë pas paralajmërimit për tren, ardhjes e ndalimit të tij - ende asnjë reagim. Hiç, asgjë.
Kryeministri Rama qenka i zënë me postime mbi "bukuritë e kryeveprave të Novecentos Italiane".
Miku i tij Aleksandri, ndërsa, kërcënon me luftë Kosovën - me të dhe gjithë Ballkanin.
Shqiptarizmi s'mbrohet në fushë futbolli as në studio televizive të Fevziut.
Jeni vend i NATO-s. Në situata si këto dilet në krah. Tash flitet, tash ndërhyhet - mjafton deklarativisht.
Tregohet se veprimet e Serbisë kanë pasoja më shumë se sa vetëm në veri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...