14 Janar 2017 - 21:58
AAK gjithashtu ka thënë se provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë janë si rezultat i qasjes së gabuar dhe nënshtruese në bisedime, transmeton Koha.net.
“Ngjarja me trenin, është provokim i radhës dhe përpjekje për destabilizim të situatës në Kosovë. Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin. Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar”, thotë AAK përmes një komunikate për media.
AAK më tutje thotë se rasti Haradinaj dhe ky i trenit janë i njëjti skenar që kanë për qëllim ka destabilizimin e Kosovës.
“Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe "shoë me trenin", janë pjesë e të njëjtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e lirisë së saj”, thuhet në komunikatë.
Më tutje në komunikatë AAK thotë se bisedimet duhet të ndalen menjëherë me Serbinë.
“Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Treni është kthyer tani për në Beograd, përderisa ROSU janë duke qëndruar ende në Jarinje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...