Berisha vlerëson ndalimin e trenit, thotë se serbët janë rrezik real për paqen në rajon

14 Janar 2017 - 21:56      

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka përshëndetur vendimin e shtetit të Kosovës për të ndaluar hyrjen e trenit serb brenda territorit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se Serbia, me veprimin e saj për të nisur një tren nga Beogradi për në Mitrovicë, dëshmoi edhe njëherë se serbët “janë skllevër të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon”.

Ky është postim i Berishës:

Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe "Kosova eshte Serbi" dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves! sb 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...