
14 Janar 2017 - 21:48
Përmes një postimi në Facebook, Deda thotë se nëse ka ndodhur kjo, që presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës për ndalimin e trenit serb, atëherë kjo, përveç se është shkelje e Kushtetutës, është edhe “tentim-rrënim i demokracisë”.
Ky është postimi i Dedës në Facebook:
Kthimi prapa i trenit tregon vendosmëri shtetërore, më në fund. Kjo vendosmëri tash duhet të vazhdojë me krijimin e konsenzusit politik për qasje të re të gjithë Kosovës karshi Serbisë.
Dhe kjo vendosmëri nuk guxon t'a rrënojë demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë. Sepse, policisë së Kosovës i jep urdhër MPB - edhe - me kërkesë të kryeministrit, e jo kryetari i shtetit.
Nëse është e vërtetë që Thaçi i ka dhënë "urdhër" ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, derisa Isa Musafa ligjëronte, atëherë kemi shkelje të Kushtetutës. Dhe tentim-rrënim të demokracisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...