Foto: Tanjug

Treni kthehet në Beograd, ROSU ende në Jarinjë [foto/video]

14 Janar 2017 - 21:33      

Treni i cili mëngjesin e sotëm u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, është kthyer mbrapsht në Beograd, pasi ndaloi në stacionin në Rashkë.

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, me armatim të rëndë dhe me veshje kundër trazirave, të cilat janë vendosur në një stacion treni në Jarinjën e Poshtme, ende janë duke qëndruar në vendin e njëjtë. Disa prej tyre madje po qëndrojnë në hekurudhë, raporton B92.

Përmes një konference për media, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, tha se e kanë ndalur trenin të shkojë tutje me vendim të tijin në mënyrë që të “shpëtohen jetë njerëzish” dhe “të parandalohen konflikte të përmasave të mëdha”, transmeton Koha.net.

Ai më tej tha se “Prishtina ishte përgatitur për lojë luftash” dhe se ka pasur në plan të ndalojë trenin nga Beogradi dhe të nisin “përleshje të përmasave të mëdha”.

Treni, sipas B92, ka qëndruar në Rashkë, që është edhe stacioni i fundit i Serbisë para se të hynte në Kosovë, pasi që, gjithnjë sipas B92, “u shfaqën video pamje ku shihej se është vendosur eksploziv në hekurudhën kah parashihej të kalonte treni”.

Njësitet policore të Kosovës kanë kontrolluar 40 kilometra hekurudhë, nga kufiri e deri në Mitrovicë.  


Forcat policore të Kosovës të armatosura në... by kohanet
Pamje nga Mitrovica ku forcat policore të... by kohanet
Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...