14 Janar 2017 - 23:00
Në anën tjetër, gjykatat serbe u kanë bërë mburojë urdhërdhënësve të këtyre vrasjeve dhe ata nuk janë ndjekur as nga autoritetet ndërkombëtare që e bëjnë drejtësinë në Kosovë.
Këto dhe shumëçka tjetër, trajtohen në temën e javës në numrin e së dielës në Koha Ditore, “Gjahu kundër Kosovës”.
Mund të lexoni po ashtu shkrimin e kryeredaktorit të Kohës Ditore, Agron Bajrami “Ra ky dialog e u pamë”, që flet për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë dhe për dialogun që nuk po normalizon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Për dialogun dhe Haradinajn, mund të lexoni më gjerësisht edhe në intervistën e juristit Vigan Qorrolli.
I ftohti që aktualisht po mbretëron në vendin tonë, më së miri pasqyrohet në rubrikën reportazh, që flet për Dragashin si komunë e dimrave të ashpër.
Shkolla e agjentëve sekretë dhe qyteti i ndaluar, janë shkrimet që mbushin faqet e Botës.
Te rubrika ‘7 shkronjat’ lexoni rrëfimin e aktores Ilire Vinca, kurse në ‘Fejton’ për Shqipërinë si shtet jetim i Evropës.
Burgu ndërmjet pedanterisë e zhurmës, është shkrimi në rubrikën ‘Kosovarçe’, që flet për jetën në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Lexuesit e Kohës Ditore, këtë të diel mund të lexojnë edhe intervistën e imamit rocker të Turqisë.
Në Monument, mësoni për mullirin e vetëm përballë Tabakhanes, i cili ende bluan dhe mban gjallë të kaluarën.
Lexuesit e sportit mund të lexojnë se si Kosova shihet si sfidën e Grenita Grazhda, e cila do të marrë pjesë në Festivalin Evropian Olimpik Dimëror për të rinj.
Këto, dhe shkrime të tjera nga kinematografia, shkenca dhe moda, mund t’i lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Gjahu kundër Kosovës” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...