
14 Janar 2017 - 22:55
Në cilësi të palës së dëmtuar, ajo ishte njoftuar se kishin pushuar hetimet ndaj nënës së saj, Teutës dhe dy motrave të saj, Artinës e Ernës, që dyshoheshin për vrasjen e babait të tyre, Hamdi Sopës, raporton KTV.
Për ngjarjen tragjike që kishte ndodhur më 29 janar të vitit 2013, anëtarët e mbetur të familjes Sopa, kanë mbajtur një konferencë në zyrat e avokatit Tomë Gashi.
Përjetimet e asaj periudhe, presionin për të pranuar një vepër që nuk e kishte kryer dhe stigmën që ende e përcjell, Teuta Sopa, profesoreshë, tha se nuk dëshiron që t’i ndodhin dikujt tjetër.
Avokati Tomë Gashi, ka folur për ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore për këtë rast, që sipas tij, i kishte lënë anëtarët e mbetur të familjes Sopa për gati 6 muaj në paraburgim, e një gjë e tillë, sipas Gashit, ishte bërë qëllimshëm.
Ekspertiza e IML-së,ishte pasuar me tri ekspertiza të tjera, që sipas Gashit, demantojnë konstatimin për një vdekje të dhunshme të tashmë të ndjerit Hamdi Sopa.
Familja Sopa ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi për dëmet që i janë shkaktuar.
KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim lidhur me këtë rast edhe nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Pushojnë hetimet ndaj familjarëve të Hamdi... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...