14 Janar 2017 - 20:48
Ky është udhëtimi i parë për trenin modern, të cilin Serbia e bleu nga Rusia dhe i pari pas 18 vjetësh, i cili hyn në territorin e Kosovës, raporton KTV.
Kjo linjë hekurudhore do të bëjë udhëtimet testuese nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pas do të vendoset nëse do të jetë linjë e rregullt apo jo. Nisjen e trenit nga stacioni i Beogradit, e ka përshëndetur ministri serb për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ai tha se treni ka rëndësi për veriun e Kosovës, sepse për herë të parë pas luftës me të Mitrovica veriore po lidhet me Beogradin.
Derisa serbët janë entuziazmuar me këtë linjë të re hekurudhore, autoritetet kosovare kanë kërkuar nga Bashkimit Evropian që të ndalojë ardhjen e tij.
E përderisa Tahiri është në pritje të përgjigjes nga BE-ja, Gjuriq në anë tjetër ka thënë se ndalimi i qarkullimit të trenit do të nënkuptonte shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së lëvizjes.
Sipas tij, ardhja e trenit në veri nuk do të duhej të paraqiste problem, ngase është vetëm vazhdim i linjës tashmë ekzistuese Kralevë-Mitrovicë.
Ndërkaq, treni nga jashtë është i zbukuruar me ngjyrat e flamurit serb, e nga brenda me afreska të katër kishave serbe në Kosovë, e që janë në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore.
Gjuriq tha se pamja e trenit nuk do të duhej të paraqiste provokim, ndonëse në 21 gjuhë të botës mbi të shkruan se Kosova është e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...