Presidenti që s’provoi asnjëherë të unifikonte pozitën me opozitën [video]

14 Janar 2017 - 20:40      

Në shkurtin e këtij viti, Hashim Thaçi e rrumbullakon një vit të plotë si president i Republikës.

Gati 1 vit pas, presidenti që thirret në unitet nuk ka arritur t’i bëjë bashkë pozitën e opozitën në një tryezë të përbashkët, raporton KTV.

Ndryshe nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, presidenti aktual as që ka bërë përpjekje për një takim me të gjithë liderët, kur është fjala për zhbllokimin e krizës për demarkacionin me Malin e Zi.

Përkundrazi, ai pothuajse në të gjitha fjalimet apo paraqitjet publike ka akuzuar opozitën si shkaktarin kryesor të izolimit të kosovarëve.

Por, një bashkim të liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni, presidenti e ka përshëndetur.

Ai madje javën e shkuar zhvilloi takime me ta për t’i përgëzuar që treguan se interesat shtetërore e kombëtare janë më të larta se individuale.

Pikërisht këtë ia kërkojnë partitë opozitare presidentit, që Kosovën ta ketë në rend të parë.

Thonë se presidenti duhet të merret fillimisht me punët e krizën në Kosovë, e pastaj edhe me rajonin.

Këtë nismë e përshëndet Vetëvendosje, por thotë se erdhi nga njeriu më përçarës që njihet në Kosovë.

Pal Lekaj i AAK-së, thotë se Thaçi duhet t’i kthejë sytë nga Kosova sepse edhe këtu ka krizë politike.

Haxhi Shala i Nismës thotë se Hashim Thaçi është i njohur për të tilla lëvizje, sepse mundohet të jetë faktor unifikues në rajon.

Por, ai e quan si përçarësin më të madh në Kosovë presidentin Thaçi.

Ndryshe, KTV-ja ka pyetur edhe në presidencë nëse i pari i shtetit ka planifikuar të zhvillojë takime me liderët e pozitës dhe opozitës, por përgjigje nuk kanë kthyer. 


Presidenti që s’provoi asnjëherë të unifikonte... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...