Forca të shtuara të Policisë në Jarinje në pritje të trenit [foto]

14 Janar 2017 - 18:02      

Mediat në Serbi po raportojnë se Policia e Kosovës do të bëjë gjithçka për të ndaluar trenin e emërtuar “Kosova është Serbi” për të hyrë në territorin e Kosovës.

Në pikën kufitare të Jarinjës është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët sonte do të kontrollojnë trenin i cili për herë të parë pretendon të hyjë në Kosovë që nga përfundimi i luftës, 18 vjet më parë.

Siç raporton reporteri i “Tanjugut”, në Jarinjën e Poshtme gjenden rreth 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e presin trenin, ndërsa në vend të ngjarjes janë edhe disa rreth 10 vetura të policisë, transmeton Koha.net.

“Kuriri” serb pak më parë raportoi se treni, sipas të gjitha gjasave, do të kthehet në Beograd, pas qëndrimit për një kohë në Rashkë, dhe arsye për këtë raportohet të ketë qenë sulmi i pretenduar terrorist, i bazuar në një video anonime ku shiheshin disa persona të maskuar duke vendosur diçka në shinat e hekurudhës diku në veri, e që dyshohet se ishte eksploziv. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...