Mediat e huaja, trenin serb e quajnë provokim

14 Janar 2017 - 16:58      

Nuk është lejuar asnjë gabim në mesazhin nacionalist serb në tren, nga ikonat ortodokse të veshura në enterierin e tij e deri tek pretendimi i qartë i vendosur në pjesën e jashtme të tij në disa gjuhë: “Kosova është Serbi”.

Të shtunën, treni e nisi mesazhin e tij, duke nisur kështu linjën e parë hekurudhore nga Beogradi në pjesën më veriore serbe të Kosovës që nga përfundimi i luftës 18 vjet më parë që ndau dy kombet.

Autoritetet serbe thonë se ky shërbim i ri hekurudhor u përgjigjet nevojave të qarta, duke ia mundësuar popullatës shumicë serbe në veri të Kosovës “të kenë komunikim më të mirë me Serbinë qendrore”, sipas Marko Gjuriqit, që drejton të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kush ka të drejtë të bëjë thirrje për shkelje të së drejtës themelore – që është liria e lëvizjes?”, ka thënë Gjuriq në stacionin e trenit në Beograd nga ku edhe treni po nisej, raporton “Yahoo”.

Por Prishtina e ka cilësuar këtë si “një provokim serioz” duke sfiduar sovranitetin territorial të Kosovës.

“Inaugurimi i një shërbimi ilegal hekurudhor paraqet ndërhyrjet që kërcënojnë sovranitetin tonë dhe dëshmon se Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Për shkak se qeveria qendrore e Kosovës nuk ka kontroll të plotë ndaj veriut me shumicë serbe që edhe kufizohet me Serbinë, Tahiri i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian “të ndalojë këtë tren ilegal”, transmeton Koha.net.

Treni, i ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, të kaltër dhe të bardhë që paraqet flamurin serb, është i dekoruar me kopje të ikonave fetare nga manastiret ortodokse serbe që janë në Kosovë.

Edhe pse shumica e popullatës së Kosovës janë shqiptarë, shumë serbë e konsiderojnë atë si vendlindjen e tyre, e edhe përkundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë më 2008, Serbia – dhe aleati i saj Rusia – nuk e njohin sovranitetin e saj.

Rreth 13,000 persona janë vrarë në luftën e vitit 1998-1999. Në vitin 2013, një marrëveshje për “normalizim” të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është arritur me ndihmën e Bashkimit Evropian.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...