14 Janar 2017 - 15:19
“Sot, të gjithë, jemi nervoz. Çdo njeri që e don Kosovën është nervoz. Që jemi midis një krize të provokuar nga politikat e ndyra të Serbisë është e dijshme. Që këto janë sfida të vërteta dhe të rënda po shihet. Që jemi shtet i ri, me mangësitë përcjellëse, edhe këtë e dimë”, ka shkruar Murtezaj në profilin e tij në Facebook. “Por, të dashur bashkëpatriotë e bashkëpatriote të Kosovës tonë, shteti i Kosovës është i fortë. Kosova Republikë është e fortë; E fortë sa thirrjet brez pas brezi për Republikë. Shteti i Kosovës, i ngritur mbi gjakun e mijëra e mijëra bijve e bijave më të mira, është më i fortë se përpjekjet e Serbisë”.
Sipas tij, “Kosova është më e fortë se taktikat e ndyra të politikanëve primitivë në Beograd që janë të gjykuara të dështojnë si çdoherë, tash e 100 vjet”.
“Sot ka arsye, dhe duhet të jemi nervoz me trenin qëllimkeq; Në këtë situatë Kosovës nuk i duhen komentet e ‘kukamat e hasretgjinjve të lajmeve të këqija për Kosovën’ dhe as politikanë kalkulantë që veç kur është ‘lehtë’ shfaqen. Në këto situata, për secilin dhe secilën ka punë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...