14 Janar 2017 - 14:58
“Sot ajo edhe praktikisht e ka nisur qarkullimin e trenave në këtë pjesë të Kosovës. I gjithë opinioni shqiptar është i shqetësuar dhe plot pezëm. Në të njëjtën kohë të gjithë i ka kapluar një gjendje stepjeje dhe pamundësie për t’u kundërpërgjigjur. Edhe qytetarët, edhe institucionet, edhe të gjitha partitë politike e madje edhe shoqëria civile të vetmen formë të reagimit e kanë ofshamën, sharjet e fajësimin e njëri-tjetrit për këtë gjendje”, thuhet në njoftimin për media të LB-së, përcjell Koha.net.
Në realitet, sipas subjektit që drejtohet nga Valon Murati, gjendja e tillë nuk është pasojë e pamundësisë për t’iu përgjigjur politikës serbe, por është drejtpërdrejt pasojë e një politike të gabuar të ndjekur përgjithësisht që nga paslufta e këtej.
“Shqiptarët, nëse duan vërtet t’i përgjigjen siç duhet Serbisë, apo nëse duan t’i realizojnë synimet e veta dhe të ecin përpara, duhet urgjentisht që përmes përfaqësuesve të vet të mblidhen e ta hartojnë platformën kombëtare për të dalë nga kjo situatë dhe për ta filluar një jetë të mirëfilltë politike e zhvillimore”, thuhet në njoftimin e partisë që është pjesë e Qeverisë në koalicion parazgjedhor me PDK-në. “Përndryshe, treni është vetëm hyrje në synimet e përgjithshme të Serbisë ndaj Kosovës. Kështu, siç jemi, të çorientuar dhe të përçarë, Serbia i realizon pa probleme të mëdha synimet e veta”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...