Deda tregon dy rrugë që duhet ndjekur me rastin e trenit në veri

14 Janar 2017 - 14:27      

Deputeti Ilir Deda është i bindur se treni Beograd - Mitrovicë nuk ndalet me letër proteste BE-së.

“As muri nuk hiqet ashtu. As fletëarrestet e riaktivizuara nuk hiqen kështu. 

Thaçi heshtë, Mustafa po ashtu. Me këtë qasje, Qeveria sillet thua se sovraniteti në veri është i BE-së, e jo i Kosovës. Qeveria me këto letra proteste sillet thua se jetojmë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar”, ka thënë Deda.

Ai ka thënë se në vend të letrave proteste, duhet që:

1. Qeveria ta thërret urgjentisht shefin e KFOR-it dhe shefen e EULEX-it dhe t'u thotë që nëse ata nuk e ndalin trenin do ta ndalë shteti i Kosovës;

2. Urgjentisht të mblidhen liderët e partive politike për krijimin e politikës së re shtetërore konsensuale për ruajtjen e sovranitetit dhe qasjes së re karshi Serbisë.

“Në të kundërtën do të vazhdohet me vajtim dhe letra proteste. Thua se nuk jemi shtet. Thua se nuk e shpallëm pavarësinë para 9 vitesh”, ka thënë më tej Deda.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...