Abdixhiku: Heshtja i jep zemër Serbisë, kështu ajo s’ka për t’u ndalë kurrë

14 Janar 2017 - 13:27      

Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Adbixhiku, ka shprehur bindjen se heshtja e Kosovës ndaj Serbisë i jep zemër kësaj të fundit për të mos u ndalur me veprime që cenojnë sovranitetin e shtetit.

Ka bërë thirrje për sanksione ndaj shtetit fqinj.

“Një herë muri, më pas fletarresti, tash edhe treni. Agresoni i Serbisë po rritet. E ne ende heshtim e presim, e lusim BE-në. Heshtja inkurajon Serbinë. Heshtja i jep zemër Serbisë. Me heshtje tregojmë se s'ka zot shtëpie këndej - se s'ka shtet. Duke parë dobësitë tona, Serbia s'ka për t'u ndalë kurrë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Koha.net.

Abdixhiku ka thënë se ne mund të mos kontrollojmë gjithë veriun, por kontrollojmë gjithë pjesët tjera të vendit tonë.
“Kosova mund të bllokojë secilin mall tjetër që vjen këndej. Kosova mund t'i shkaktojë humbje milionëshe në ditë Serbisë. Po e përsëris, Kosova duhet t'i vendosë SANKSIONE Serbisë. Kaq duhet për fillim. Kaq muskuj mund të tregojmë”, ka thënë Mustafa. “Përndryshe, ky tren mund të nisej edhe për Kroaci. Do të nisej por s'do kthehej kurrë nga atje”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...