Për shtatoren, Walker falënderon familjet e Reçakut pjesë e të cilave thotë se është bërë

14 Janar 2017 - 13:11      

Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker. Ky i fundit falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave tha se është bërë edhe ai.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se organizatat ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker.

“Në mbështetje të fuqishme të ShBA-ve, ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës që thirri menjëherë konferencën në Rambuje”, tha ai.

Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën e rëndësishme të tij.

“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...