Haxhiu: Qeveria e nënshtruar ndaj Serbisë s’mund të heqë murin e ta ndalë trenin

14 Janar 2017 - 12:00      

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shprehur bindjen se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri që është e nënshtruar karshi Serbisë.

“Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me ‘Zajednicen’”, ka shkruar Haxhiu, përcjell koha.net. “Egërsinë e të njëjtës e shohim vetëm kundrejt opozitës dhe qytetarëve kur ne angazhohemi dhe protestojmë në mbrojtje të Republikës”, ka shtuar më pas. 

Haxhiu më pas ka shtuar se “të rrahin, arrestojnë, montojnë prova dhe të quajnë terrorist e qe besa edhe sikur tek rasti i Astritit, i cili vdiq dhunshëm në duar të tyre”.

“Gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes, këta në vazhdimësi kanë shtyer përpara interesat e Serbisë, herë-herë edhe të Malit të Zi, kur bëhej fjalë për demarkacionin. Atëherë pse duhet t'i lejojmë këta njerëz të bëjnë pazare me të tashmen dhe të ardhmen e vendit?!”, ka shkruar Haxhiu. “Këta duhet hequr sa më parë dhe për këtë kërkohet angazhim shoqëror sepse këta matrapazë nuk rrëzohen me votë në Kuvend”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...