Pacolli ka një porosi për Qeverinë në raport me Serbinë

14 Janar 2017 - 11:40      

Pezullim të dialogut me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës ka kërkuar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se Serbisë duhet dhënë leksion.

“Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë. Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shtuar më tej ai.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...