14 Janar 2017 - 11:28
Sa i përket situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përcjell me vëmendje ecurinë e shfaqjes eventuale të gripit në Kosovë, përmes 6 instituteve rajonale.
“Aktualisht situata epidemiologjike e gripit shënon rënie në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e befasisë ekziston. Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor përveç masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor dhe nëntor i të gjitha grupeve të rrezikut”, thuhet në njoftimin për media të këtij Instituti.
“Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina. Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi H3N2 që po qarkullon në gjithë territorin e Evropës edhe në vendin tonë bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që ka prekur një numër të konsiderueshëm për shkak të një mutacioni të vogël gjenetik”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës thotë gjithashtu se ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H3N2 dhe është në gjendje gatishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...