14 Janar 2017 - 10:39
Në të është edhe i ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovën e Metohinë”, Marko Gjuriq, që u tha medieve në Serbia se “një tren nuk mund të jetë provokim për Prishtinën”. Kjo, edhe për faktin se siç ka thënë, ai është i
zbukuruar me trashëgiminë kulturore botërore, që është në listën e UNESCO-s.
Treni rus me motor nafte është dekoruar me afreska nga katër monumentet e trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilat UNESCO i ruan si trashëgimi ortodokse serbe. Është fjala për Manstirin e Deçanit, Manastirin e Graçanicës, Patrikanën e Pejës dhe Kishën e Shën Premtes në Prizren. Nga jashtë treni po ashtu mbartë flamurin e Serbisë. Ka edhe etiketën “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës, përfshirë edhe atë shqipe.
“Kjo është një shtrirje e linjës ekzistuese nga Kraleva në Mitrovicë dhe nuk është asgjë e re në kuptimin politik”, ka thënë Gjuriq, raporton B92, përcjell Koha.net.
Sipas tij, kushdo të që mendon ta ndalë këtë tren për të hyrë në Kosovë bën shkelje të të drejtave të njeriut.
Ky është një udhëtim promovues i linjës Beograd – Mitrovicë që do të nisë për udhëtarë nga 20 janari deri në 26 shkurt. Pas kësaj do të vendoset nëse do të bëhet një vijë e rregullt, raportojnë mediat në Serbi, përcjell Koha.net. Treni do të operojë në itinerarin Beograd-Mladenovac-Lapovo-Kragujevac-Kraljevo-Rashka-Mitrovicë.
Treni pritet të kthehet nga Mitrovica në Beograd nesër në 10.40 orë.
Nga ana tjetër, kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk pritet të ndërmarrë asnjë veprim institucional për të penguar hyrjen në territorin e saj, të trenit të linjës Beograd-Mitrovicë Veriore.
Nëpërmjet një njoftimi për media të Zyrës së ministres për Dialog, Edita Tahiri, bëhet me dije se si ajo ka kërkuar nga BE-ja që “ta ndalë trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës”.
“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve. Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd - Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën”, ka theksuar ministrja Tahiri, citohet në komunikatë.
Sipas Tahirit, Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndalë Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
“Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën, edhe partnerët ndërkombëtarë. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalë hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj”, deklaroi ministrja Tahiri.
© KOHA
Lexoni edhe: Qeveria thotë se “me trenin rus në veri mund të futen edhe armë”
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...