Për Haradinajn sot protestohen në Stuttgart e Gjenevë

14 Janar 2017 - 08:44      

Sot në Stuttgart të Gjermanisë, bashkatdhetarët do të protestojnë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta fillon në ora 13:00 në “70173 SCHLOSSPLATZ”.

Po ashtu, në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.

Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.

Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste. Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve, njofton kryesia e Shoqërisë “Lëvizja” - Dega në Zvicër, transmeton ksp.

Drejtësia franceze e ka liruar me kusht Hardinajn, por lideri AAK-së do të detyrohet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimi tjetër për të.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...