14 Janar 2017 - 00:02
“Sikur Qeveria e Kosovës të ishte kaq këmbëngulëse në zbatimin e premtimeve të veta elektorale, apo sikur Qeveria të ishte këmbëngulëse për ta shtrirë sovranitetin e Kosovës në gjithë territorin ne do ta kishim një sukses të dukshëm”, ka thënë Selimi.
Edhe njëherë ai ka arsyetuar veprimet e opozitës gjatë vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe hedhjen e gazit lotsjellës, në ndalimin e marrëveshjeve që ata i kanë konsideruar të dëmshme, përcjell Koha.net.
“Veprimet tona kanë qenë në shërbim të ruajtjes së Kosovës dhe interesave të qytetarëve të saj”, ka thënë Selimi.
Kur ka folur për mundësinë që kosovarët të humbin mundësinë që edhe këtë vit të udhëtojnë pa viza, Selimi ka thënë se “askush nuk ka thënë se nëse votohet demarkacioni do të liberalizohen vizat”.
“E kanë thënë të kundërtën nëse s’ka ratifikim të demarkacionit nuk ka as liberalizim të vizave. Edhe sikur të na thoshin atë ne nuk do ta falnim territorin. Sepse nuk kemi të drejtë ta bëjmë një gjë të tillë. Do të na mallkonin gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Selimi.
Ka folur edhe për idenë e ngritjes së pagave të deputetëve, gjë të cilën Vetëvendosje ka thënë se nuk e përkrahë.
“Ne madje mendojmë se duhet të zbritet paga e deputetit”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...