
14 Janar 2017 - 07:58
Ende ka barriera të procedurave doganore, për të zhvilluar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa politikat subvencionuese që qeveri të ndryshme të rajonit aplikojnë për sektorë të veçantë, e kanë bërë tregun shqiptar jokonkurrues në rajon, shkruan sot Koha Ditore.
Ky ka qenë shqetësimi që ka ngritur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, të premten në Tiranë.
Drejtuesit e OEK-ut dhe ata të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Tiranës (DHTI) kanë propozuar përgatitjen e kushteve për heqjen e pikave doganore mes Shqipërisë e Kosovës.
Në funksion të kësaj Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë kanë themeluar të premten, në Tiranë, Zyrën e Bashkëpunimit të Biznesit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...